Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

“Disa po përpiqen t’i pengojnë në punë”/ Yuri Kim: Përgjegjësi e udhëheqësve të Shqipërisë, jo e ambasadores amerikane të mbrojë SPAK

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një deklaratë nga Shkodra ka cekur sërish çështjen e Gjykatës kushtetuese ku ka thënë se kjo nuk është një situatë e papranueshme për një vend anëtar i NATO-s dhe që kërkon të futet në BE.

“Shqipëria ka qenë pa një Gjykatë Kushtetuese për një kohë të gjatë. Nuk është një situatë e pranueshme që është një anëtarë i NATO-s dhe kërkon të futet në BE. Kemi qenë të kënaqur që dhe Ruçi ka rënë dakord për ngritjen e Kushtetueses deri në fund të vitit” – deklaroi Kim.

“Është e rëndësishme pjesëmarrja politike dhe është e rëndësisë që udhëheqësit të lënë anash ndasitë politike e për tu bashkuar bashkë drejt një objektivi. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Është një lajm shumë i mirë që palët politike si jashtë dhe brenda parlamentit do të bien dakord për tu ulur sërish. Jam e sigurt që në fund do të mund të arrijnë një kompromis” – tha Kim më tej.

Ndërkohë ambasadorja dha një mesazh të fortë referuar SPAK, kur tha se po përpiqen t’i pengojnë në punën e tyre madje të intimidojnë gjykatësit dhe prokurorët.

“Është një gjë e mirë dhe ka ardhur koha që SPAK të jetë plotësisht funksional. Disa po përpiqen t’i pengojnë në punën e tyre madje do të intimidojnë gjykatësit dhe prokurorët por ka ardhur koha që SPAK të qëndrojë i fortë para këtyre personave” tha ajo nga Shkodra.

“Përfundimisht është përgjegjësi e drejtuesve dhe udhëheqësve politikë të Shqipërisë dhe jo e  ambasadores amerikane. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve por ky është një vend sovran dhe zyrtarët e zgjedhur kanë një përgjegjësi të cilës nuk mund ‘ti largohen. Mendoj se ligjet e Shqipërisë janë shumë të qarta dhe kushdo që e ka marrë atë letër e di saktësisht se për çfarë jam duke folur”.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...