Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Dita botërore e sëmundjes Alzheimer: Në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 40 mijë persona me këtë sëmundje

Shkup, 21 shtator, zhurnal.mk – Me rastin e 21 Shtatorit – Ditës Botërore kushtuar sëmundjes Alzheimer, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni thotë se në tre vitet e fundit në vendin tonë është bërë përparim i rëndësishëm në diagnostikimin e çmendurisë.

Nga MSH thonë se për këtë qëllim, është hartuar një protokoll i veçantë, i cili përfshin teste të zgjeruara neuropsikologjike, teste laboratorike për të përjashtuar çmendurinë e kthyeshme, metodat e imazhit dhe, më e rëndësishmja, përcaktimin e biomarkerëve për sëmundjen e Alzheimerit.

“Protokolli është hartuar me punë ekipore dhe ekspertizë multidisiplinare nga disa institucione përkatëse, duke përfshirë: Klinikën Universitare të Neurologjisë, Klinikën e Psikiatrisë, Laboratorin gjenetik në ASHAM dhe Institutin e Mjekësisë Bërthamore të sëmundjes Alzheimer dhe çmendurisë Fronto-temporale, dhe nga ky muaj Instituti i Imunologjisë dhe Gjenetikës Njerëzore ku përcaktohen biomarkuesit për sëmundjen Alzheimer në lëngun cerebrospinal”.

“Kjo metodë diagnostike mundëson diagnostikimin e saktë dhe të hershëm të sëmundjes Alzheimer, e cila është e nevojshme për diagnostikimin e saktë në të gjithë personat me dyshim të hershëm, nën moshën 65 vjeç”, thonë nga MSH.

Më tej ata shtojnë se diagnostifikimi i saktë dhe me kohë i sëmundjes Alzheimer është i nevojshëm në fazat e hershme të sëmundjes, në mënyrë që të fillohet trajtimi i duhur dhe të merren vendime për kujdesin e mëtejshëm.

Në Maqedoninë e Veriut me Alzheimer aktualisht jetojnë rreth 20,000 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i personave me të gjitha llojet e Alzheimerit arrin deri në 40,000.

Ndërsa në botë ka rreth 50 milion njerëz me këtë sëmundje, kurse deri në vitin 2050 ky numër pritet të trefishohet në 152 milion.

Sëmundja e Alzheimerit njihet edhe si epidemia e shekullit 21, duke pasur parasysh se është lloji më i shpeshtë i çmendurisë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...