Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Dita e Luftës revolucionare maqedonase shënohet nën kushte të posaçme për shkak të pandemisë

Shkup, 23 tetor, zhurnal.mk – Sot në vend festohet 23 tetori – Dita e luftës revolucionare maqedonase, e cila është shpallur festë shtetërore dhe ditë jo-pune për të gjithë qytetarët. Këtë vit, për shkak të pandemisë me Kovid-19, shënimi do të mbahet duke respektuar protokollet për parandalimin dhe mbrojtjen nga koronavirusi, dmth duke mbajtur maska ​​mbrojtëse dhe duke ruajtur distancën përkatëse.

Në Shkup, sipas paralajmërimeve, një delegacion qeveritar i përbërë nga zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski, zëvendësministri i Kulturës Sedat Sulejmani dhe Koordinatori kombëtar për veteranët ushtarak dhe policisë Stojançe Angelov do të vendosin lule në përmendoren e Goce Dellçev në Parkun e Qytetit.

Në Bogomil, në Shtëpinë Përkujtimore të Petar Pop Arsov, lule do të vendosen nga ministrja e Kulturës Irena Stefoska dhe koordinatori kombëtar për interkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndërdikasterial, ​​Robert Alagjozoski.

Më 23 tetor të vitit 1893 në shtëpinë e Ivan Haxhi Nikollovit në Selanik, Hristo Tatarçev, Dame Gruev, Petar Pop Arsov, Anton Dimitrov dhe Hristo Botanxhiev themeluan Komitetin Revolucionar Maqedonas nga i cili doli Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase. Organizata luftoi për çlirimin e Maqedonisë me forca të veta, pa ndihmë nga jashtë. Me këtë, u shënua fillimi i Lëvizjes së organizuar revolucionare maqedonase, që përmes Republikës së Ilindenit në vitin 1903 dhe Republikës së Krushevës, dhe falë Luftës Çlirimtare Popullore rezultoi me krijimin e shtetit modern të pavarur maqedonas.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...