Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Doktorët në Belgjikë thonë se po iu kërkohet të punojnë dhe pse janë të infektuar me Covid-19

Doktorë në qytetin belg të Liezhit bëjnë me dije se iu është kërkuar të qëndrojnë në krye të detyrës dhe të punojnë dhe në disa raste kur disa prej tyre kanë qenë të infektuar me koronavirus, për të përballuar fluksin e pacientëve me virusin vdekjeprurës.

Sipas raportimeve, të paktën 25% e stafit mjekësor tashmë është prekur nga koronavirusi, por disa spitale i kanë kërkuar punonjësve që kanë rezultuar pozitivë, por që nuk kanë simptoma, të vijojnë punën.

Kreu i unionit të mjekëve belgë deklaroi për mediat britanike se ky vendim është marrë për të parandaluar shembjen e sistemit shëndetësor, i cili rrezikohet nga dita në ditë për shkak të fluksit të madh të pacientëve.

Tashmë në qytetin në lindje të Belgjikës, 1 në 3 njerëz që po testohen ka rezultuar i prekur me koronavirus. Spitalet po i vendosin pacientët në të gjitha repartet ku është e mundur dhe kanë anuluar të gjitha operacionet jo urgjente.

Disa ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke paralajmëroi se vendi ishte pranë një “tsunami” dhe se autoritetet mund të humbnin kontrollin e situatës./A2CNN

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...