Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela e vizitoi Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore

Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Sot, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela e vizitoi Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), ku pati një takim pune me Drilon Isenin, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.

Gjatë takimit, drejtori Sela theksoi se AZGJ-ja është gjithmonë e hapur për bashkëpunim, përfshirë edhe me OEMVP-në, si një trup që organizon, mbron interesat dhe promovon afarizmin në vend dhe jashtë, duke i mbështetur ato në sfidat e konkurrencës globale.

Takimi ishte një mundësi për të marrë informacion në lidhje me situatën aktuale me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, në punën e OEMVP-së. Në të njëjtën kohë, drejtori Sela u interesua për mundësinë që konsumatorët, çmimet dhe deklaratat për përdorimin e mallrave të shkruhen në gjuhët zyrtare të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...