Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

“E kam njohur në burg”, spikerja e lajmeve tregon si u dashurua me politikanin

Sot në emisionin Rudia në Tv Klan ka qenë një çift i njohur i ekranit. Edhe pse ende shumë të rinj në moshë ata kanë krijuar emrin e tyre, përkatësisht në botën e televizionit dhe politikës. Fabiola Hoxha është një gazetare dhe spikere mjaft profesioniste.

Sot për herë të parë në një dalje në ekran, ajo nuk do të jetë vetëm si në studion e lajmeve por me shokun e saj të jetës, Indrit Hoxha anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ata janë njohur para tre vitesh rastësisht ku të dy po bënin punën e tyre.

Takimi i parë ka qenë në 2015, në periudhën e protestave të PD-së. Indriti ka qenë prej vitesh i angazhuar në PD me babain i tij, Fatmir Hoxha ( kreu i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë) i cili është ndarë nga jeta para 2 viteve. Në një nga protestat e 2015, Indriti, pjesëmarrës në protestë, shoqërohet nga policia së bashku me shumë figura dhe deputetë të PD-së në Komisariatin Nr 1.

Fabiola gazetare terreni, ishte në pritje të deklaratave në këtë komisariat. Pas disa orësh pritje del Indriti dhe aty e sheh dhe nga ai moment nuk i ndahet më. Pas dy vitesh dhe pas insitimit të fortë nga Indriti, dalin një ditë në kafe dhe aty filloi historia e tyre.

Rudina Magjistari: Si ka qenë njohja juaj?

Fabiola Hoxha: Kur më pyesin shoqet ku e njohe Indritin ia kthej me shaka në burg, por në fakt nuk është kështu e vërteta se njerëzit keqkuptohen nga kjo fjalë se është pak e rëndë. Unë kam qenë gazetare që mbuloja sektorin e policisë dhe kronikën e zezë dhe sa herë që ka protesta mbulohet qoftë nga ana sociale, qoftë nga ana politike, por është edhe sektori i kronikës së zezë ku gazetari duhet ta mbulojë. Pikërisht shoqërimet që janë bërë në polici, nëse është marrë lejë në polici për të zhvilluar protestën etj.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...