Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Edhe një 7 vjeçare e vrarë në Mianmar, po shkonte drejt babait të saj

Një vajzë shtatë vjeçare është qëlluar për vdekje në Mianmar, duke u bërë viktima më e re në grushtin e shtetit ushtarak.

Familja e Khin Myo Chit i tha BBC se ajo u vra nga policia ndërsa vrapoi drejt babait të saj, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tyre në qytetin e Mandalay.

Ushtria e Mianmarit ka rritur përdorimin e forcës ndërsa protestat vazhdojnë. Grupi i të drejtave të fëmijëve “Save the Children”, thotë se më shumë se 20 fëmijë janë në mesin e dhjetra njerëzve që janë vrarë.

Në total, ushtria thotë se 164 njerëz janë vrarë në protesta, ndërsa grupi aktivist i Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) thotë se numri i të vdekurve është të paktën 261.

Ushtria, të martën shprehu trishtim për vdekjen e protestuesve, ndërsa i fajësoi ata për sjelljen e anarkisë dhe dhunës në vend.

Por, forcat e sigurisë kanë përdorur sulme të drejtpërdrejta kundër protestuesve dhe ka pasur dëshmitarë të shumtë që flasin për njerëz që janë rrahur, ndërsa ushtria kryen bastisje shtëpish për të arrestuar aktivistë dhe protestues.

Motra e madhe e Khin Myo Chit e vajzës së vrarë i tha BBC-së, se po kontrollonin të gjitha shtëpitë në lagjen e tyre në Mandalay të martën pasdite, kur ata përfundimisht hynë në vendin e tyre për të kërkuar armë dhe për të bërë arrestime.

“Ata shkelmuan derën për ta hapur“, tha 25-vjeçarja May Thu Sumaya. “Kur dera ishte e hapur, ata e pyetën babanë tim nëse kishte ndonjë person tjetër në shtëpi“. Kur ai tha jo, ata e akuzuan për gënjeshtar dhe filluan të kontrollonin shtëpinë, tha ajo.

Ky ishte momenti kur Khin Myo Chit vrapoi te babai i tyre për t’u ulur në prehrin e tij. “Pastaj ata e qëlluan dhe e goditën atë“, tha May Thu Sumaya. Babai i 7-vjeçares tha se ajo vdiq gjysmë ore më vonë pasi ishte larguar me shpejtësi në një makinë për të kërkuar trajtim mjekësor. Policia gjithashtu rrahu dhe arrestoi djalin e tij 19-vjeçar.

Ndërkohë, ushtria ende nuk ka dhënë komente për vdekjen.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...