Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Edhe sot dështoi ora mësimore online, sistemi assesi të funksionojë

Shkup, 29 shtator – Zhurnal.mk – Pas mos funksionimit të djeshëm të platformës nacionale për mësim nga distanca dhe orës e cila nuk u mbajt, pjesë e mësimdhënësve dhe profesorët vendosën sot përsëri të provojnë të hyjnë në kontakt me nxënësit e tyre.

Dita e dytë u testua platforma online ku nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme duhet të fillojnë me mësim për dy ditë, informon Zhurnal.

Dje u regjistruan rreth 88mijë nxënës, të cilët sipas njohurive tona, janë tepër për një sistem bazë që ka aktivizuar MASH, dhe e cila mund të mbajë deri në 10.000-12.000 nxënës online njëkohësisht.

Madje edhe ata të cilët nuk kanë arritur të kyçen, kanë humbur koneksionin. Ministrja e arsimit sot madje paralajmëroi se edhe në dy javët e ardhshme mund të ketë probleme me sistemin.

Platforma duhet të jetë në dispozicion për mbi 250.000 nxënës dhe 26 mijë mësimdhënës. Inzhinierët e sistemit siç deklaruan nga Fakulteti Informatik, do të zgjidhin krijimin e lëndëve dhe lidhjen e nxënësve me lëndët. Derisa, kyçja e serverëve të rinjë në rrjet od të bëhet në mbrëmje kur e njejta nuk do të shfrytëzohet. Përpos problemeve me mësimin online, mësimdhënësit do të duhet të punojnë edhe më tepër nga 23 orët e rregulluara me ligj në vitin e ri shkollor. Për SASHK, është e papranueshme që mësimdhënësit të kenë më tepër orë se sa u është përcaktuar.

Për rreth 40.000 nxënës të cilët nuk kanë kompjuter, e të cilët nuk do të shkojnë në mësim klasik, kompetentët thonë se të njejtët do të ndjekin orë mësimore prej 15 minutave në Radio Televisionin e Maqedonisë.//Zhurnal.mk

Ky është LINKU ku mund të regjistrohen nxënësit për mësim online.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...