Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Edward Snowden-it i është dhënë qëndrim i përhershëm në Rusi

Ish-kontraktorit amerikan të sigurisë Edward Snowden i është dhënë qëndrimi i përhershëm në Rusi, tha avokati i tij të enjten.

Snowden, një ish-kontraktor në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ka jetuar në Rusi që nga viti 2013 për t’i shpëtuar ndjekjes penale nga SHBA-të, pasi zbuloi dokumente të klasifikuara që detajonin programet e mbikëqyrjes qeveritare, shkruan EuroNews.

“Sot, Snowden-it iu dha një leje qëndrimi për një periudhë të pakufizuar kohe”, tha avokati i tij rus Anatoly Kucherena për agjencinë shtetërore të lajmeve Tass të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Kucherena i tha agjencisë së lajmeve se aplikimi u paraqit në prill, por për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe kufizimeve të bllokimit, autoriteteve të imigracionit iu desh më shumë kohë për ta shqyrtuar atë. Snowden ishte në gjendje të merrte të drejta të përhershme qëndrimi për shkak të ndryshimeve në ligjet e imigracionit të Rusisë të bëra në vitin 2019, tha avokati.

Kucherena shtoi se Snowden nuk po konsideron të aplikojë për nënshtetësi ruse për momentin.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...