Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni NeJemiNato Rekomanduar TOP LAJM

Ekspertët flasin për përfitimet e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO Aleancë

Shkup, 24 dhjetor – Zhurnal.mk – Ishte data 27 mars 2020. Maqedonia e Veriut pasi pati ndryshuar emrin, në datën e lartë përmendur u bë edhe zyrtarisht anëtare e plotë e NATO Aleancës.

Përfitimet nga anëtarësimi në këtë Aleancën e NATO-s janë shumë të mëdha dhe të panumërta. Anëtarësimi mund të jetë e shkëlqyeshme për zhvillim afatgjatë të stabilitetit dhe ekonomisë. Maqedonia e Veriut tani do të vendosë për çështje të rëndësishme globale dhe gjeostrategjike në të cilat po të mos ishim anëtare, nuk do të mund të ndikonim, shkruan Zhurnal.

Gjithashtu, anëtarësimi në NATO do të rritë sigurinë dhe stabilitetin e vendit, me çka do të krijohet bazë më e mirë për zhvillim dhe rritje ekonomike.

Anëtarësimi në NATO gjithashtu do të kontribojë në uljen e tensioneve etnike të cilat ende paraqesin një problem.

Shumica e qytetarëve në Maqedoni të Veriut e mbështesin anëtarësimin në NATO, pa dallim cilës kombësi i takojnë. Ata kanë pritshmëri të larta në fushën e të drejtave të njeriut, drejtësinë dhe barazinë.

Agjencia e lajmeve Zhurnal në bashkëpunim me shoqatën joqeveritare OTI GROUP ORG, kanë realizuar një video konferencë ku është debatuar me analistë dhe ekspertë, njohës të çështjeve të sigurisë dhe ekonomisë në vend.

Në video konferencë është biseduar me analistët Petar Arsovski, Ismet Ramadani, Rizvan Sulejmani, Nano Ruzhin si dhe me ish zv.ministrin e mbrojtjes, Bekim Maksuti.

Është biseduar për atë se çfarë do të thotë anëtarësimi i RMV-së në NATO, qoftë në sferën politike, ekonomike apo të siguris. Kemi biseduar për atë se çfarë ka ndryshuar në vendin tonë pas anëtarësimit në NATO. Nëse perceptimi për NATO-n ka ndryshuar te popullata në Maqedoni të Veriut, dhe nëse ende ka grupe të cilat kundërshtojnë hyrjen në Aleancë. Nëse janë bërë reforma të mjaftueshme në Armatë. Nëse ende ka ndikime të jashtme dhe rrezik për sigurinë. Nëse NATO mjaftueshëm ka bashkëpunuar me Maqedoninë e Veriut pas paraqitjes së Covid 19.

Lidhur me atë se çfarë do të thotë anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, analisti politik dhe njëherit kryetari i këshillit atlantik, Ismet Ramadani në bashkëbisedim është shprehur se me anëtarësimin në NATO, RMV ka fituar dhe atë shumë pasi janë të sigurta siguria, sovraniteti dhe integriteti i shtetit, sepse siç thuhet në konventën e Aleancës “Një për të gjithë, të gjithë për një”, kjo i garanton sigurinë Maqedonisë së Veriut.

“Kuptohet se Republika e Maqedonisë së Veriut me anëtarësimin në NATO ka fituar shumë. Nëse i shohim aspektet ku ka fituar, ka fituar në çështjen e sigurisë me vet faktin se në konventën e Aleancës, në nenin 5 thuhet: “Një për të gjithë, të gjithë për një”. Kjo do të thotë se cili do shtet sulmohet nga një shtet tjetër, reagon e gjithë Aleanca, gjegjësisht NATO. Dhe këtu, sa i përket sigurisë, sovranitetit dhe integritetit të shteitt, kjo punë është e kryer. Sa i përket përfitimeve ekonomike, për këto përfitime është herët të japim analizë sepse me vet faktin që ne jemi anëtare e plotë t NATO-s nga 27 marsi, dhe jetojmë në një kohë jashtëzakonisht të vështirë me pandeminë nga covid, këto rezultate nuk janë të dukshme. Edhe pse në pragun e anëtarësimit kishim përmirësime të investimeve të huaja, mendoj se 2018/2019 ishin më të suksesshme, sepse dihej tanimë se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATOs. Edhe sa i përket politikës, me vet faktin që jemi anëtare e NATO-s, tani jemi si shtet i brenduar në NATO dhe politikisht, kudo që të marim pjesë si pjesë e kësajaleance të madhe demokratike, e njëherit politiko-ushtarake e cila e dimë çfarë paraqet në botë, pa dallim nëse vendimet politike kanë dimenzione më të gjera dhe evropiane, ne fitojmë. Si anëtare e NATO-s ne fitojnmë edhe për sulmet kibrenetike, sepse ne nuk mund të menaxhojmë vet, gjithsesi kjo është një teknologji bashkëkohore e sulmeve, kështu që ne ngadalë por me shumë siguri po bëhemi pjesë e sulmeve kibernetike dhe të sigurisë, e gjithë kjo është përfitim për ne e cila kushton shumë. “Çmimi” i shtetit nga dita e anëtarësimit në NATO është rritur për 25-30%”, ka deklaruar Ismet Ramadani.

Për atë nëse tek popullata ka ndryshuar percepcioni për NATO-n dhe nëse ka ende grupe politike të cilat kundërshtojnë hyrjen në aleancë, analisti tjetër politik Petar Arsovski shprehet se ende ka fryma të tilla dhe disa prej tyre madje janë parti publike politike.

“Kuptohet me të gjitha mungesat tona të vogla si shoqëri në kuptim të oportunitetit politik rreth anëtarësimit në NATO, rreth standardeve të cilat propozohen, nëse ajo mbështetje është uniformë – tek partitë politike nuk ekziston uniformë dhe mbështetje e përhershme. Çdo parti politike është grabitçare në këtë kuptim dhe kur të nuhatë se në ndonjë zonë mund të sulmojë, madje edhe në anëtarësimin në NATO, e shfrytëzon këtë. Kuptohet ka parti dhe formacione politike të cilët publikisht kundërshtojnë anëtarësimin në NATO. Partia politike e Sollza Gërçevës (Zëri për Maqedoninë) ata publikisht kundërhstojnë antëarësimin në NATO, Levica kundërshton anëtëarësimin në NATO në këtë formë siç është, mirëpo për momentin këto janë ende disa formacione të vogëla radikale që nuk ndikojnë në disponimin e qytetarëve. Duhet të kemi parasysh se rrallë këto grupe politike në Maqedoni janë autonome. Më shpesh ka ndikim në ndonjë faktor ndërkombëtar apo ndonjë tjetër bosht të fuqisë e cila ndikon në perceptimin për NATO-n. Dhe në fund të fundit, Federata Ruse nuk fshehë se interesi i saj strategjik nuk është anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në NATO, edhe pse ky tregim ka përfunduar. Rusia nuk ka as interes as kapacitet gjatë të mbajë këtë rajon nga robëria dhe mendoj se më tepër është e fokusuar në vendet verilindore. Kishte një ulje lidhur me perceptimin për NATOn në janar të vitit 2019 përshkak mungesës të një përparimi specifik, gjegjësisht Franca, por në shkurt të 2020tës kjo përqindje përsëri u rrit, kështu që mund të themi se mbështetja e popullit të Maqedonisë për NATOn është stabilizuar në rreth 80%, me 5% të tjerë të cilët thonë se nuk mendojnë asgjë. Do të thotë realisht, opozita për anëtarësim në NATO është mesatarisht 15% dhe kjo përqindje është stabile për kohë të gjatë”, ka deklaruar Petar Arsovski për Zhurnal e OTI GROUP ORG.

Lidhur me atë nëse janë bërë mjaftueshëm reforma në Armatë, ish zv.ministri I mbrojtjes Bekim Maksuti shprehet se pandemia në një mënyrë ka ndikuar në realizimin e asaj që ishte paraparë për sivjet në ARM.

“Mirë ka filluar, ka nuhatje, është paraparë në vitin 2024 të arrijmë 2% të BPV, mirëpo pandemia në një mënyrë kishte dhe ka ndikim lidhur me realizimin e gjithë asaj që është dhe ndahet si buxhet. Kjo, si gjitha shtetet tjera na tangon edhe neve, veçanërisht lidhur me operatorët e huaj të cilët duhet në një mënyrë të na dalin në ndihmë në përmirësimin dhe modernizimin e Armatës”, thotë Bekim Maksuti.

Për atë nëse ka ende ndikim të jashtëm dhe rrezik për sigurinë në RMV, ish ambasadori I Maqedonisë së Veriut në NATO, Nano Ruzhin, shprehet se pavarësisht rreziqeve të larta, NATO është aq e fuqishme sa mund t’I zbulojë gjitha përpjekjet për sulme, çfarë do qofshin ato.

“Normalisht ka interes nga disa shërbime të huaja, edhe pse mendoj se nuk duhet të teprohet. Aleanca është aq e fuqishme dhe aq e përgatitur në mënyrë teknike dhe teknologjike që shpejt të zbulojë çdo përpjekje. Aspak nuk më brengosë që ka kundërshtarë për anëtarësim në Aleancë. A e dini sa do të thotë 80% e populates? Mendoj se jemi rekordmenë sipas popularitetit. Mendoj se Aleanca nuk ka popularitet më të madh se tek ne. Mirëpo në disa shtete shihet edhe në faktorin kufizues të Aleancës. Përshembull ka shtete në Evropën perëndimore – Francë, Belgjikë etj, ku politika e Aleancës kritikohet. Dhe në këtë aspect, dmth jo nga aspekti nëse dikush I mbronë interest e Rusisë apo ndonjë shteti tjetër e cila është rival apo armik I Aleancës, por më tepër në aspect të disa lidershipeve amerikane që kritikohet dhe rezulton me popularitet të ulët në këto shtete. Dmth më tepër nga ky aspekt, dhe jo nëse dikush ka frikë nga Rusia apo Kina. Fakt është se ne jemi zone interesante, ne jemi një lloj rimlend zone me qasje drejt deteve, nuk kemi dalje në det por jemi interesant si rimlend. Gjithsesi se jemi interesant edhe për Kinën, përmes formave të ndryshme si luftëra hibride, qëllimisht lëshimin e migrantëve etj. Si do që të jetë, dua të konstatoj se për Maqedoninë  e Veriut është shumë më mire që u bë anëtare e Aleancës nga më tepër aspekte, dhe njëherit mendoj se kjo është koridori që të çon drejt anëtarësimit në BE, sepse të gjitha vendet që u bënë anëtare të BE-së, së pari ishin anëtare të NATO-s”, ka deklaruar Nano Ruzhin.

Sa I përket asaj që sa kanë bashkëpunuar Maqedonia e Veritu dhe NATO Aleanca pas paraqitjes së Covid pandemisë, Rizvan Sulajmani shprehet se NATO tani më ka realizuar mijëra fluturime në mbështetje në luftën kundër korona virusi. Ai është I bindur se shtabet punojnë vazhdimisht. Sipas tij, logjistika e NATO-s duhet shpejtë të adaptohet në rrethanat dhe rreziqet e reja.

“Ne do të duhet të kyçim armatën me ato 300 ushtarë në mbështetje të policies, madje edhe në pandeminë me covid. E pate edhe ju, nuk është lehtë të adaptohet dhe të kyçet  ushtria në ndihmë të policies. Apo përfitimi tjetër – vallë ne si shtet kemi kapacitet të garantojmë avionë të veçantë për transportimin e frigoriferëve ku duhet të ruhen vaksinat? Unë jam I bindur se herët apo vonë NATO do të duhet të kyçet në këtë operacion. Edhe OKB është kyçur tanimë. Mijëra fluturime tanimë janë bërë në mbështetje në luftën kundër korona virusit. Edhe më tej do të bëhen. Edhe më tej do të duhet të hapet ai debat në NATO – si ta realizojnë këtë. Unë e di se kjo është një makineri tejet e madhe dhe se nuk kryhet aq lehtë, por jam I bindur se shtabet punojnë normalisht që të gjejnë rolin e tyre në këtë luftë të re të cilën ne duhet ta fitojmë. Kështu që në këtë pikëpamje, ndoshta është I madh fati që Maqedonia u ndodh në këtë klub në kohë të gjitha këtyre rreziqeve të reja të cilat askush nuk mund t’I parashikojë. Ne para disa kohësh duheshte të tërhiqemi nga beteja klasike në beteja asimetrike etj. Por përnjëherë të gjitha shtetet janë në luftë me një armik të padukshëm. Dhe si do të duhet të menaxhojmë me këtë luftë? Normalisht se logjistika e NATO-s duhet shpejtë të adaptohet në rrethanat e reja dhe rreziqet e reja”, ka deklaruar Rizvan Sulejmani.

Rikujtojmë se Maqedonia e Veriut për t’u anëtarësuar në NATO, ka bërë përpjekje prej 25 viteve me radhë, duke filluar nga viti 1995 kur vendi u kyç në partneritetin për paqë.

Analizat tregojnë se ekonomitë e të gjitha vendeve, pas hyrjes në Aleancë, kanë përjetuar kthesë dramatike. Është shënuar rritje të investimeve të huaja, e cila dukshëm ndikon në zhvillimin ekonomik.

Mali i Zi, vend anëtar i NATO-s në prill të vitit 2017, vetëm për një vit shënon rritje të dyfishtë të investimeve, nga 96 milionë euro në 215 milionë euro në vitin 2018. Gjithashtu, Mali i Zi shënon edhe 25% rritje të numrit të turistëve të cilët vijnë nga vendet anëtare të NATO-s.

Një vit pasi u bë anëtare, në Bullgari investimet janë rritur për 36%- nga 7,5% miliardë euro në vitin 2004 në 11,5 miliardë euro në vitin 2005.

Trefish rritje të investimeve ndodh në Estoni, pas hyrjes në Aleancë. Në vitin 2004- 775 milionë euro. në vitin 2005- 2 miliardë euro./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...