Agjencia Zhurnal.KS
Auto

EQV, modeli i fundit elektrik i Mercedesit

Është EQV, modeli i fundit në familjen Mercedes EQ , plotësisht elektrik i krijuar nga kompania e Shtutgartit.

Paraqitur në ”Motor Show” në Frankfurt, modeli EQ ka një autonomi mbi 400 kilometra dhe mund të mbajë deri në tetë pasagjerë me një komoditet absolut.

Është vlerësuar si një makinë për familjet dhe për kohën e lirë dhe si një makinë përfaqësuesish kompanish ose si një mjet dedikuar hoteleve.

Gjithashtu i rëndësishëm është kapaciteti i bagazhit, i cili mund të arrijë një vëllim ngarkese deri në 1 410 litra.

EQV ofron të gjithë kënaqësinë e ngasjes për të cilën është e aftë një makinë elektrike me bateri.

Motori elektrik jep një fuqi maksimale prej 150 kw (204 hp) dhe një fuqi të vazhdueshme prej 70 kw (95 kf).

Energjia elektrike sigurohet nga bateria litium-jon, e ftohur me ujë me një kapacitet prej 90 kwh.

Karikimi i baterisë shkon nga 10 në 80% në vetëm 45 minuta me një stacion të karikimit të shpejtë.

Falë shpejtësisë maksimale prej 160 km/h, ky minivan siguron performancë të konsiderueshme edhe jashtë qendrave urbane. / ANSA

Postime të ngjashme

Një Lotus “i ri” i vitit 2013 shitet për 70.000 dollarë

S.B.

Prodhuesi më i madh i veturave në Kinë do të lansojë rivalin e Teslas

S.B.

Megane 2021 i prin rrugës elektrike të Renaultit

S.B.

Hyundai paralajmëron nxjerrjen në treg të modelit Alcazar

admin

Nis prodhimi i Audi Q4 e-tron

admin

Elon Musk: Ne kemi bërë veturat më të mirë të të gjitha kohërave

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...