Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Është vazhduar afati për zgjedhjen e ofertuesit për projektim dhe ndërtim të stacionit për ujërave fekale

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Është vazhduar afati për dorëzimin e aplikacioneve për parakualifikim për zgjedhje të ofertuesit më të favorshëm për projektim dhe ndërtim të stacionit për trajtim të ujërave fekale në Shkup për qytetin e Shkupit, informojnë nga Ujësjellësi dhe Kanalizimi. Me qëllim që t’iu dilet në ndihmë aplikuesve potencialë dhe palëve të interesuara, afati për parashtrim të aplikacioneve vazhdohet dhe skadon më 1 tetor në orën 12.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Evropiane për Investime dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim u mbyll konstruksioni financiar për Projektin për Ndërtim të Stacionin Filtrues në Qytetin e Shkupit. Në përputhje me fazat e caktuara për zbatimin e projektit kapital SFUF – Shkup, në vlerë prej 136.000.000 euro, NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup punon në realizimin e të njëjtit, që është dëshmi për angazhimet për avancimin e kushteve të jetës për të gjithë qytetarët si dhe investimi në mjedisin jetësor me cilësi të lartë”,thuhet në kumtesën e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi.

Ftesa zyrtare për ftesën për parakualifikim për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm për projektim dhe ndërtim të stacioneve për trajtim të ujërave fekale Shkup, mund të gjendet në platformën TED, në këtë link https://ted.europa.eu/udl?uri=TED:NOTICE:290799-2020:TEXT:EN:HTML&src=0.

Nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi iu bëjnë thirrje të gjithë kompanive, të cilat i përmbushin kushtet, të aplikojnë për parakualifikim për zgjedhje të ofertuesit më të favorshëm për projektim dhe ndërtim të stacionit për trajtim të ujërave fekale në Shkup.

Dokumentet për parakualifikim mund të merren në zyrën e Njësisë projektuese për zbatimin e Projektit për SFUF – Shkup, në Drejtorinë e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, rr, Llazar Liçenoski nr.9.

Me kërkesë të palëve të interesuara, dokumentet mund të dërgohen në mënyrë elektronike në format që mund të shpërndahet ose të hapur në wwtp-project@vodovod-skopje.com.mk. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve, në përputhje me kërkesat, kriteret dhe vendimin për zgjatjen e tij të specifikuar në ftesë 1 tetor 2020 deri në orën 12:00 (koha lokale). Palët e interesuara që do të dërgojnë një aplikim elektronik më së voni deri më 1 tetor deri më 14 tetor në orën 12 do të duhet të paraqesin aplikacionin në formë të shtypur. Në mënyrë që të rritet transparenca, aplikantët do të jenë në gjendje të ndjekin hapjen e aplikacioneve përmes video konferencës.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...