Agjencia Zhurnal.KS
Kronika Maqedoni

Falsifikoi testin për covid, arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Elez Han

Hani Elezit, 16 shtator – Zhurnal.mk – Policia e Kosovës njoftoi sot se ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, sepse ai gjatë hyrjes në vend në pikën kufitare në Han të Elezit ka dorëzuar test të rremë për Kovid-19.

Pasi u arrestua, i dyshuari deklaroi se ai e kishte blerë dokumentin nga një person i panjohur në rrugë në një nga lagjet e Shkupit.

Ngjarja ka ndodhur pardje, 14 shtator, në orën 14:50.

“Është arrestuar një person i dyshuar, burrë, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, sepse gjatë kontrollit të dokumentit i njëjti ka dorëzuar test për Kovid-19, për të cilin ekziston dyshimi se është i falsifikuar. Gjatë marrjes në pyetje i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit nga një person i pa njohur. Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në buletinin e sotëm të policisë së Kosovës.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Arrestohet vozitësi në Mitrovicë i cili rrezikoi jetën e dy qytetarëve

S.B.

U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari në Shkodër. Kapet dhe një tjetër i shpallur në kërkim

S.B.

Paraburgim për shtetasit shqiptarë që kishin kryer vjedhje në Gostivar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...