Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

“Fëmijët tanë nuk janë eksperiment i juaj”, nënat me fëmijë të vegjël protestojnë kundër kthimit në punë

Shkup, 17 shtator – Ka filluar para Qeverise protesta e nënave që nuk pajtohen me vendimin e Qeverisë për t`u rikthyer në vendet e punës më 23 shtator, pasi nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre. Ata thonë se nëse ekzekutivi nuk pranon kërkesat e tyre, ndër të cilat më kryesorja që të mos kthehen në punë para 31 dhjetorit, do te detyrohen që të japin dorëheqje nga vendet e tyre të punës. Ky vendim thonë ata, i ka vënë mes dy zjarresh, të kujdesen për fëmijët, apo të sigurojmë ekzistencën.

Vendimin e Qeverisë për të shtuar numrin e fëmijëve në grupet në çerdhe e vlerësojnë si të pamundur për tu realizuar, pasi shtojnë se s`ka kohë as për gjetjen e hapësirave e as të kuadrit.

Sot disa prej nënave kanë marrë me vete edhe fëmijët, pasi thanë se nuk kishte kush të kujdeset për ta në shtëpi. Protestueset thonë se me afrimin e vjeshtës, fëmijët kanë imunitet edhe më të dobët andaj nuk janë të sigurt në çerdhe. Në protestë u theksua se shumë nëna nuk kanë ardhur në protestë sepse kanë marrë kërcënime nga punëdhënësit e tyre.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...