Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Festa e paraparë me 50 persona “i doli nga kontrolli”, studenti në Britani merr “dënimin më të madh të mundshëm”

Një student i cili u gjobit me 10,000 funte për mbajtjen e një feste në shtëpi me 50 të ftuar ka kërkuar falje pasi ajo që parashihej të ishte një “festë e vogël” i doli nga kontrolli.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Stuart Hawk, 19 vjeç dhe shokët e tij të shtëpisë pretenduan se ata ftuan vetëm 25 persona në shtëpinë e tyre të përbashkët në Lenton, Nottingham, të premten në mbrëmje, por dhjetra të tjerë u paraqitën papritur.

Studenti i politikës në Universitetin Nottingham ishte ndër të parët që u dënua me gjobën më të madhe për organizimin e një tubimi që theu kufizimet e vendosura shkaku i coronavirusit.

Siç thuhet më tej, atij iu dha shansi për t’i dhënë fund festës nga këshilli lokal përpara se policia të vinte dhe të lëshonte dënimin masiv.

Ai i tha MailOnline: ‘Ne nuk duam të flasim për atë që ndodhi. E gjitha ka qenë një tronditje e madhe. Sigurisht që të gjithë do të dëshironim t’i kërkonim falje çdo fqinji që mund të jetë ofenduar’.

Kështu, grupi shkruajti disa letra dhe ua dërgoi fqinjëve, për të kërkuar falje.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...