Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Filipçe: Janari pritet të jetë periudha më e rrezikshme

Shkup, 29 shtator, zhurnal.mk – Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe theksoi se muaji janar i vitit të ardhshëm do të jetë periudha më e rrezikshme me koronavirusin. Ai këtë paralajmërim e bëri në emisionin “Top Tema” në TV Telma.

Sipas tij, janari është periudha kur do të përfundojë cikli prej dy muajve kur njerëzit kohën më të madhe e kalojnë në ambiente të mbyllura.

Ministri Filipçe është kategorik se nuk do të ketë orë policore në nivel të shtetit, pavarësisht se si do të jetë fotografia epidemiologjike. Por ai nuk përjashtoi mundësinë e aplikimit të orës policore në komuna apo lagje të caktuara.

Filipçe bëri thirrje që qytetarët të respektojnë masat dhe të mbajnë maska, pasi që do të ketë gjoba më sanksionuese.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...