Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Filipçe: Ora policore nuk është zgjidhje, mjafton të miratohet ligji për mbrojtje të popullatës

Shkup, 26 tetor, zhurnal.mk – Ministri i shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Venko Filipçe ka folur sot për gjendjen aktuale me pandeminë COVID-19 në vend, nga një konferencë e jashtëzakonshme e planifikuar së bashku me kryetarin e komisionit për sëmundje infektive, Zharko Karaxhovski.

Filipçe tha se Klinikën Infektive tha se ka ende kapacitete të lira të shtretërve, por duke pasur parasysh gjendjen me coronavirusin por bëhet riorganizim të kapaciteteve spitalore.

Në spitalin Kozle kemi shtuar kapacitetet për 40 shtretër, ndërsa po përgatitën edhe dy departamente në spitalin “8 Shtatorin”. Edhe në spitalet tjera po bëhen rritje të kapaciteteve si Kumanovë, Strumicë dhe Shtip.”

Në Tetovë, thekson Filipçe, ka mbi 100 krevat të lira, ndërsa ka 120 pacientë të shtruar.

Ministri theksoi se internistët privat i kan lutur që të punojnë në spitalet shtetërore. Filipçe tha se janë siguruar edhe numër i mjaftueshëm i testeve për coronavirus. Të premten, shtoi Filipçe, do të arrijnë 60 respiratorët dhe pajisjet mjekësore të dhuruara nga NATO.

“Propozim Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse ka kaluar në Komision, ndërsa tani pritet të votohet në Kuvend”, deklaroi Filipçe.

“Ligjin e kemi propozuar për shkak se duam t’i ikimi orës policore. Duhet të respektohen këto masa dhe është e mjaftueshme deri tani. Nëse respektohen masat, nuk ka nevojë për orë policore” tha Filipçe.

Filipçe shtoi se numri më i madh i të vdekurve është për shkak se pacientët janë me komorbiditet dhe se vijnë me vonesë për trajtim.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 22 vdekje nga COVID-19 në, që është rekord nga fillimet e pandemisë. Në vend deri dje (25 tetor) ka pasur 7408 raste aktive. Deri tani 919 qytetarë të vendit kanë humbur jetën kurse që nga fillimi, 26954 qytetarë janë prekur nga kjo pandemi.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...