Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Fillon emërimi i eshalonit të tretë, Qeveria do të debatojë edhe për shkarkimin e Dimovës

Shkup, 20 tetor, zhurnal.mk – Prej sot fillon emërimi i drejtorëve të institucioneve të cilët janë nën kompetencën e Qeverisë, kumtoi sot kryeministri Zoran Zaev, duke zbuluar se për drejtor të ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore do të emërohet Ejup Rustemi.

“Një pjesë e vendimeve do të sillen sot. Një pjesë do të sillen për shpalljen e konkursit sepse ka institucione të cilat vendet e tyre të punës i zgjedhin në konkurs. Ka edhe një pjesë të vendimeve me të cilat do të jepen udhëzime të qarta të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës të vendosur nga Qeveria për veprim politik të vendeve udhëheqëse”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas mbajtjes së Konferencës shkencore ndërkombëtare “Gjuha maqedonase – burim i hulumtimeve shkencore”.

Beson se ky proces do të përfundojë për 10-15 ditë, përveç për ato vende ku personat udhëheqës përzgjidhen me konkurs.

Në seancën e sotme qeveritare është paralajmëruar se do të shqyrtohet edhe propozimi për shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë kombëtare për programe evropiane Lidija Dimova.

Sipas kryeministrit, ka argumente të mjaftueshme që ajo të shkarkohet për arsye etike.

“Personalisht unë, do ta mbështesë atë propozim, gjegjësisht nëse Qeveria pajtohet, do të japim sugjerime deri tek Këshilli drejtues që të veprojë për shkak të pjesës etike. Pjesa tjetër është diçka që e punojnë institucionet tjera dhe ajo është për përgjegjësi eventuale penale për punë të paligjshme, Ka pjesë të mjaftueshme etike ku duhet të jepet përgjegjësi dhe pajtohem se Qeveria duhet të reagojë për çështje të tilla”, theksoi Zaev.

Lidhur me propozimin e Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët që të formohet qeveri e gjerë teknike për përballje me pandeminë, kryeministri Zaev tha se çdo propozim është dinjitoz që të shkarkohet, por se megjithatë beson se Qeveria ka kapacitet të mjaftueshëm që të përballet me sfidat.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...