Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Firefox për Android vjen me dizajn të ri dhe karakteristika të shumta

Firefox për Android është ridizajnuar, dhe sjell përditësimin e saj më të fundit në Evropë.

Përditësimi i Firefox Daylight ofron një përvojë më të mirë tek përdoruesit, me optimizime të reja, opsione të shumta të personalizimit të shfletuesit dhe disa ndryshime të mëdha.

Firefox për Android tani ofron Enhanced Tracking Protection (Mbrojtje të Përmirësuar të Gjurmimit), e cila ndalon reklamuesit e shumtë të shqetësojnë përdoruesit.

Ky tipar bllokon automatikisht shumë kërkues të njohur të jashtëm. Moduli privat tani është i disponueshëm në Firefox, që në ballinën e shfletuesit në Android, dhe përdoruesit kanë mundësinë të krijojnë shkurtesa gjatë kërkimit privat në faqen e parë të shfletuesit të famshëm.

Ndërfaqja e përdoruesit gjithashtu është ridizajnuar. Ndërfaqja tani është më e pastër dhe e lehtë për t’u përdorur.

Përdoruesit mund të vendosin URL-in në pjesën e sipërme ose në fund të ekranit.

Ekziston edhe opsioni Collections, i cili ndihmon përdoruesit të qëndrojnë të organizuar online.

Karakteristika e re Picture in Picture është gjithashtu në dispozicion. Firefox për Android thjeshton kalimin midis motiveve të errëta dhe të ndritshme, të cilat mund të aktivizohen automatikisht në periudha të caktuara të ditës.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...