Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Fjolla Morina ndan imazhe duke u përqafuar me partnerin Fisnik Syla

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është padyshim ndër më të komentuarat kohëve të fundit.

Fillimisht flitej për arrestimin e saj për posedim të armëve, ndërsa pas kësaj edhe lidhja me biznesmenin, Fisnik Syla.

Këtë të fundit ajo e bëri publike në rrjetin social Instagram, ku ndau një imazh në krah të partnerit, përfshirë edhe një përshkrim romantik.

Tash që janë bërë të hapur me audiencën, është partneri i saj që tani ka ndarë imazhe atraktive me këngëtare.

Imazhe të tilla duket se janë realizuar para një muaji, pasi Fjolla shihet me të njëjtën paraqitje sikur në xhirimet e këngës “Kape”.

Pas tij, edhe Fjolla është parë të shpërndajë  fotografi të ndryshme me të, ku shihen mjaft afër me njëri-tjetrin.

Çifti janë duke pranuar urime të shumta e vizita, teksa së fundmi Milaim Zeka dhe partnerja e tij kaluan kohë në shtëpinë e tyre.

Artistja shqiptare është ende duke mbajtur arrest shtëpie, pasi u gjet me armë në pikën kufitare të Morinës.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...