Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Fjolla Morina zbulon identitetin e partnerit, rezulton të jetë biznesmeni Fisnik Syla

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, para disa ditës pranoi propozim për martesë.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa pranoi një unazë unike dhe trëndafila.

Ajo tashmë ka vendosur të zbulojë edhe identitetin e partnerit, i cili rezulton të jetë biznesmeni, Fisnik Syla.

https://www.instagram.com/p/CGk_fhtJ-Sc/?utm_source=ig_web_copy_link

Bukuroshja shqiptare ka ndarë një imazh me të, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të dashura për ta përshkruar.

“Thonë që  ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet”, ka shkruar artistja.

Mes tjerash ajo shtoi: “Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar por kur dashuria është e vërtet atëherë ajo është ne gjendje te superoj çdo vështirësi çdo pengesë sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengese fituam njeri tjetrin. Te dua”.

Përndryshe, Fjolla për momentin është duke qëndruar në arrest shtëpiak, pasi u kap me armë në pikën kufitare të Morinës.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...