Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Flipçe: Po bisedojmë të gjithë në rajon që në një moment t’i hapim kufijtë me politikë të përbashkët sa i përket testeve PCR

Shkup, 27 shtator – Po bisedojmë të gjithë në rajon që në një moment t’i hapim kufijtë me një politikë të përbashkët sa i përket testeve PCR. Ideja është që të hapen kufijtë pa teste PCR, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në lidhje me atë se a do të munden të dalin qytetarët e Maqedonisë jashtë kufijve.

“Vendet anëtare të BE-së kanë vetëm rekomandim, nuk kanë politikë të përgjithshme të BE-së për këtë çështje dhe në këtë kuptim kanë liri që të vendosin se si do të jetë regjimi i kufijve. Është e saktë se paralajmëruam në disa raste në javët e kaluara se do të kemi ndonjë vendim, por për fat të keq e pritëm përgjigjen nga vendet fqinje. Përfundimisht u përgjigjën gjatë javës së kaluar, filloi të funksionojë sistemi i koordinimit, i cili tani mbështetet nga Ambasada amerikane në Shkup. Sinqerisht shpresoj se definitivisht do të shkëmbehen të gjitha informacionet dhe në bazë të asaj se çka nënkupton situatë e saktë epidemiologjike në secilën nga vendet e Ballkanit Perëndimor plus Bullgaria dhe Greqia do të marrin qëndrim të përbashkët. Komunikimi bazohet në atë se masat parandaluese duhet të respektohen”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ngjarjes së Shoqatës “Luftë – për çdo ditë të re” me rastin e fushatës për luftë kundër kancerit në gji “Race for the cure“.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...