Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Formacionet e mundshme: Real Madrid – Shakhtar dhe Inter – Monchengladbach

Real Madridi do të takohet me Shakhtar Donetskun në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së kampionëve.

LoS Blancos do të jenë nikoqir të skuadrës ukrainase në takimin që fillon në ora 18:55 në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

Për këtë sfidë, Zinedine Zidane do të jetë pa lojtarët si, Dani Carvajal, Mariano Diaz, Eden Hazard, Martion Odeegard, Alvaro Odriozola dhe Sergio Ramos që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Shakhtari nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Alan, Ismaily (i lënduar), Konoplyanak, Kovalenko, Krystov, Matviienko, Moraes, Stepanenko dhe Taison, që nuk janë të gatshëm fizikisht.

Formacioni i mundshëm i Real Madridi: Courtois; Nacho, Varane, Militao, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Asensio, Jovic, Rodrygo

Formacioni i mundshëm i Shakhtar Donetskut: Pyatov; Dodo, Khocholava, Bondar, Korniienko; Maycon, Marcos Antonio; Manor Salomon, Marlos, Tete; Dentinho

Në ditën e sotme, edhe Interi do të përballet me Borussia Monchengladbachun në kuadër të fazës së grupeve të garës më të madhe për klube në Evropë.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në Giuezppe Meazza, me Nerazzurët që cilësohen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Antonio Conte nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Roberto Gagliardini, Andrei Radu, që janë të infektuar me coronavirus, derisa Mattias Vecino është i lënduar. Në dilemë mbetet paraqitja e Radja Nainggolan, Milan Skriniar dhe Ashley Young.

Në anën tjetër, Monchengladbach do të jetë pa lojtarët si, Benes, Lazaro, Villalba dhe David Zakaria që janë të lënduar, derisa Beyer është i infektuar me coronavirus.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; de Vrij, Kolarov, D’Ambrosio; Darmian, Vidal, Sensi, Barella, Hakimi; Lukaku, Martinez

Formacioni i mundshëm i Borussia Monchegladbachut: Sommer; Lainer, Ginter, Elvedi, Bensebaini; Kramer, Neuhaus, Stindl; Hofmann, Plea, Thuram.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...