Agjencia Zhurnal.KS
Bota

FOTO/ Incident i rëndë në Egje, anija ushtarake greke ndahet në gjysmë

Një anije e Marinës greke u përplas me një anije tregtare jashtë portit të Pireut të martën në mëngjes.

Anija tregtare “Maersk Launceston” me flamurin e Portugalisë u përplas me anijen”Kallisto”, e cila ka pësuar dëme serioze materiale, ndërsa është anuar dhe një pjesë e saj është e zhytur në ujë. Ka raportime se anija ushtarake është ndarë në gjysmë nga përpëplasja.

Në bordin e anijes ishin 27 persona. Të paktën dy persona nga “Kallisto” u plagosën lehtë dhe u transportuan nga një patrullë e Rojës Bregdetare në territorin dhe nga atje ata u morën me ambulanca dhe u dërguan në Spitalin Detar të Athinës. 25 anëtarët e tjerë të ekuipazhit u evakuuan dhe u transferuan në një anije tjetër të Marinës.

Mediat greke raportojnë se operacioni për nxjerrjen e “Kallisto” nisi pak më parë. Sipas informacionit të deritanishëm, “Kallisto” e gjatë 57 metra kishte lundruar nga porti i Salamis, kur anija me kontejnerë ra në pjesën e pasme të anijes luftarake, duke rezultuar në një çarje.

Hetimet janë duke u zhvilluar për shkaqet e aksidentit. g.v/abcnews.al

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...