Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Galliani: Milani është në krye të Serie A qe 16 xhiro

Ish-drejtori i Milanit, Adriano Galliani, i ka lëvduar Rossonerët për futbollin që po e bëjnë në muajt e fundit.

Kuqezinjtë kryesojnë në tabelën e Serie A pas katër xhirove të para, në të cilat kanë arkëtuar 12 pikë nga katër fitore.

“Milani ka qenë në krye të tabelës së Serie A në 16 xhirot e fundit, nuk mbaj mend ta kem lexuar këtë në ndonjë gazetë”.

“Pas izolimit, mbetën edhe 12 ndeshje dhe Milanit e përfundoi atë xhiro të ndeshjeve në krye të tabelës. Tash e kanë fituar secilin takim në Itali dhe në Evropë”.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Vetëm po theksoj se Milani është lider i Serie A në 16 xhirot e fundit dhe mu duk e çuditshme që askush nuk e komenton këtë”.

“Dhjetë vite më parë e fituam derbin e fundit si mysafir i Interit, ndërsa edhe atëherë e kishim Ibran. Fituam 1-0 dhe më kujtohet një penallti e shkaktuar nga (Marco) Materazzi”.

“Ishte identik më atë që e shkaktoi (Aleksandar) Kolarov. (Zlatan) Ibrahimovic është i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Galliani për Radio 2.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...