Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

GJKKO lë në fuqi masën e pezullimit për Artan Shkëmbin

Gjykata e Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur që të lë në fuqi masën e pezullimit për zëvendës drejtorin e OFL-së, Artan Shkëmbin.

Avokati i Shkëmbit, Artan Broci, pas seancës u shpreh se duhet që të zbardhet e gjithë çështja, pasi klienti i tij është më i interesuari. Ai shtoi se Shkëmbi nuk ka përdorur kurrë një telefon EncroChat dhe ka një karrierë që nuk ka çeduar asnjëherë.

“Nuk e di nga i keni nxjerr këto informacione, nuk ka asnjë provë që zoti Shkëmbi të ketë pasur në përdorim apo një pronësi një telefon me aplikacionin EncroChat.

Zoti Shkëmbi kërkon kjo çështje të zbardhet sa më shpejt, pasi ai ka një karrierë mbi 20-vjeçare dhe ka kryer operacioni më të rëndësishme se ky dhe nuk ka çeduar asnjëherë.”, tha avokati.

Artan Shkëmbi është një prej drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit dhe zëvendës drejtori i Operacionit Forca e Ligjit. Ai u pezullua pak ditë më parë pasi dyshohet se ka nxjerrë sekretin hetimor dhe ka marrë pjesë në afera korrupsioni.

SPAK prej muajsh po e hetonte Artan Shkëmbin, pas disa informacioneve që kanë ardhur nga ndërkombëtarët. Nga hetimet ka rezultuar se zëvendës drejtori i OFL ka bashkëpunuar me disa persona të cilësuar si pjesë e grupeve kriminale në Shqipëri, duke nxjerrë informacione. Shkëmbit i është komunikuar largimi dhe nga radhët e Policisë së Shtetit../tvklan.al

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...