Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Gjykata Apelit në Manastir nuk pranon garancën prej 30 mijë euro për vëllezërit Useini

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Këshilltari i BDI-së në komunën e Ohrit, Nefi Useini dhe vëllau i tij do të qëndrojnë edhe më tej në paraburgim pasi që Gjykata Apelit në Manastir ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Ohrit për pranimin e garancës prej 30 mijë eurove, me qëllim që të mbrohen në liri, informon Zhurnal.

“Vendimi me të cilën iu pranua garanca është shfuqizuar dhe lënda është kthyer në vendim në Ohër”, shkurtimisht thonë nga Gjykata Apelit në Manastir.

Paraburgimi prej 8 ditëve për dy vëllezërit Useini, përfundon të enjten. Ato gjashtë ditë më parë ishin të pakapshëm për policinë, dhe më pas më 26 gusht u vet paraqitën në polici.

Kundër tyre ka hetim për dhunë dhe mbajtje të palejueshme të armëve.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...