Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Gjykata penale e publikoi Protokollin për zbatimin e masave për mbrojtje nga Covid-19

Shkup, 20 tetor, zhurnal.mk – Gjykata themelore penale Shkup, në pajtim me rekomandimet e Organizatës botërore të shëndetësisë, masat dhe protokollet e autoriteteve shëndetësore në vend për pengimin e virusit Kovid-19, si dhe Vendimit për veprim të gjykatave në kushte të rrezikut të rritur në kohë të pandemisë, sot e publikoi Protokollin për zbatimin e masave për mbrojtje nga Kovid-19.

Protokolli u përpunua nga Shoqata e gjykatësve të RMV dhe ka të bëjë me të gjithë të punësuarit (gjykatës, punonjës në gjykatë dhe administratë), si dhe të gjitha palëve (të akuzuar, avokatë, prokurorë dhe përfaqësues tjerë të organeve shtetërore), të cilët hyjnë në gjykatë.

“Protokolli ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve në gjykatë, por para së gjithash mbrojtjen e shëndetit të gjithë qytearëve, të cilët kanë nevojë për realizim të së drejtës para gjykatës. Njëheri, protokolli në kuadër të të gjitha masave tjera, që i ka ndërmarrë Gjykata penale nga shpallja e pandemisë e deri sot, siguron funksionalitet të gjykatë dhe respektim dinjitoz të të drejtave të garantuara kushtetuese dhe obligimeve të qytetarëve”, thonë nga Gjykata penale.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...