Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Gjykimi për padinë e Zaevit kundër Nikollovskit shtyhet për më 20 nëntor

Shkup, 24 shtator – Zhurnal.mk – Gjykimi për padinë për shpifje që e ngriti kryeministri Zoran Zaev kundër nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski është shtyrë për më 20 nëntor.

Në seancën e sotme nuk është paraqitur kryeministri Zaev, ndërsa si përfaqësues i kërkesës për padi ka qenë avokati i tij.

Nikollovski ka vlerësuar se padia është absurde dhe tha se deri tani nuk ka shembull ku kryeministër dhe lider i partisë qeveritare padit një nënkryetar të partisë opozitare. Nikollovski kërkon që Zaevi si paditës të thirret dhe të jep dëshmi.

Zaevi e padit Nikollovskin për deklaratë dhënë në gusht të vitit të kaluar në kontekst të rastit “Reket” ku e akuzon se është në majë të piramidës që ka zhvatur mbi 20 milionë euro. Zaevi si dëmshpërblim kërkon 60 mijë denarë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...