Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Godfrey: Marrëveshja e Washingtonit është zotim politik, jo detyrim ligjor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, ka thënë se marrëveshjen e Washingtonit e sheh si një angazhim politik, dhe jo një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme

Godfrey ka thënë se sheh benefite të mira dhe përparësi të mëdha me ardhjen e Richard Grenell, emisarit për dialog, dhe Adam Boehler, kryetarit DFC-së, në Prishtinë dhe në Beograd, tranmeton Klan Kosova.

Ai në një intervsitë për televizionin serb Nova S ka thënë se Washingtoni do të përmbush premtimet e tij, dhe vlerësoi se hapja e se zyrës së Agjencisë Amerikane të Zhvillimit (DFC) në Beograd është një sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara duan rezultate nga marrëveshja për normalizimin ekonomik.

“ShBA-ja dëshiron të arrijë një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit që do të pajtoheshin dy palët. Ne nuk mund të imponojmë një zgjidhje që do të jetë e përhershme, por duhet të vijë nga dy anët, të jetë në interesin e tyre dhe do të ketë kompromise nga dy palët”.

“Normalizimi ekonomik nuk është një konkurrencë me BE, por hapi që kemi ndërmarrë është një hap shtesë për atë që po ndodh tashmë në Bruksel dhe Bashkimi ka përparësi në çështjet politike”, ka thënë Godfrey, shkruan Danas.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...