Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Grenell: Kjo marrëveshje zhvendos vëmendjen nga çështjet politike që palët kishin ngecur për dekada

Richard Grenell, ndërmjetësues i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike nga Kosova dhe Serbia.

Grenell tha kjo marrëveshje zhvendos vëmendjen nga çështjet politike në të cilën palët kishin ngecur për dekada.

“Të gjithë e dijmë që ne ishim të ngecur politikisht për dekada duke luftuar për çështje simbolike. Atë çka presidenti Trump ka bërë është se të zbulojmë se si të bëjmë ekonomi. Ju nuk mund të bleni ushqim me çështje simbolike, por ju mund të keni një vend të punës. Mund të themi se kemi dashur që ti japim pak shije të ekonomisë Trump për të zhvilluar industritë dhe t’i rrisim ato”.

Përfaqësuesi Special i Shtëpisë së Bardhë në dialogun Kosovë-Serbi theksoi se fokusi duhet të jetë në krijimin e vendeve të lira të punës.

“Të shohim nëse fokusimi në ekonomi dhe krijimin e vendeve të lira të punës mund të na zhvendos nga çështjet politike. Por unë mendoj që më e mira nga kjo është se mund të shohim krijimin e vendeve të lira të punës në regjion. Dhe një vit më pas ne mund të shohim se nga po shkon procesi politik”.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...