Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Gucati në Tribunalin Special: S’kanë pasur nevojë të më arrestojnë, do të kisha ardhur vetë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paraqitur në seancën e parë gjyqësore në Tribunalin Special. Gjykatësi Nicolas Guilloi ka treguar se kishte lëshuar urdhërarrest ndaj Gucatit për akuzat që më pas i lexoi. Ai tregoi se Gucati paraprakisht ka paraqitur 4 kërkesa në Dhomat e Specializuara, të cilat tha se do të trajtohen.

Gucati tha se ai dhe familja e tij nuk kanë qenë të informuar paraprakisht se do të arrestohej, ndërsa tha se do të paraqitej vetë në Dhomat e Specializuara po t’i dërgohej një ftesë, raporton Gazeta Express.

“Nuk jam informuar për arrestimin deri kur ka ardhur Policia e EULEX’it në zyrën time… Kanë mundur vetëm të më njoftojnë mua apo edhe dikë të familjes, s’ka pasë problem. Nuk kanë pasur enevojë të hyjnë në atë formë Policia e EULEX’it në organizatën e veteranëve. Kanë mundur të më njoftojnë mua dhe do isha dorëzuar vetë”, tha Gucati

Më parë, ai konfirmoi se fletarresti i është kumtuar në ditën e arrestimit.

“Fletarresti më është komentuar në ditën e arrestimit”, pohoi Gucati.

Paraprakisht, ai ka kërkuar që të mos i bëhen fotografi ku duken pjesëtarët e sigurimit përreth tij, ndërsa në përgjigje, ka konfirmuar se ditën e arrestimit i është prezantuar fletarresti i lëshuar nga Dhomat e Specializuara.

Gucati ishte arrestuar të premten e kaluar në zyrën e tij në OVL të UÇK-së në Prishtinë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurë. /GazetaExpress/

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...