Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

“Hajde shishqebap hajde…”, Kryeministri Rama inspekton punimet në Lungomare 2, por ja çfarë i tërheq vëmendjen

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e Lungomares 2 në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas kryeministrit kjo është një tjetër hapësirë publike fantastike, ku do të ketë plazhe me 5 yje, pishina olimpike dhe për fëmijë dhe një shëtitore që lidh Skelën me Ujin e Ftohtë.

Por teksa pa nga afër këto punime, kryeministrit Rama i tërhoqën vëmendjen disa objekte të rënuara, për të cilat pyeti nëse do të prishen apo do të integrohen. Pasi mori përgjigjen se do të prishen, ai reagoi në këtë mënyrë: “hajde shishqebap hajde…”

Biseda e Ramës me Dritan Lelin

Edi Rama: Sipërfaqja këtu e krijuar është pafrikë dyfish e gjysmë…ajo ishte sikur futeshe në ndonjë xhep fallco.

Dritan Leli: Është një nga investimet më të bukura që janë bërë në bregdet. Me Lungomaren sikur u mësuam, kurse ky tjetri ka një standard të lartë edhe punimesh edhe projektimi dhe mënyra si po zbatohet është vërtet impresionuese.

Edi Rama: Këto do integrohen (ndërtesa te rënuara)

Dritan Leli: Këto do prishen.

Edi Rama: Shikoje tani, hajde shishqebap hajde…popopo

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...