Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Hapja e shkollave, Manastirliu: Rrisim me 30% ekipet e epidemiologëve

Hapja e shkollave do të sjellë rritje të ekipeve te epidemiologëve që bëjnë gjurmimin dhe hetimin e rasteve dhe izolimin e vatrave të reja. Kapacitetet e grupeve të epidemiologëve do të rriten me 30 %, ndërsa kjo do të vlejë edhe për periudhën e vjeshtë-dimrit, ku virusi mendohet se mund të fuqizohet sërish. Shtimi i ekipeve në terren të epidemiologëve nga 54 në 70 vjen edhe falë ndihmës së USAID. Hapja e shkollave do të shoqërohet me një rritje të kapaciteteve dhe bashkëpunim me koordinatorët e shkollave, mjekët, infermierët dhe përgjegjësit në çdo shkollë, të cilët do të luajnë një rol të shtuar në të gjithë strategjinë e testimit, gjurmimit dhe izolimit të rasteve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në vijim të forcimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore për periudhën vjeshtë-dimër, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe grupet e epidemiologëve në terren janë rritur me 30% për realizimin e hetimit të hollësishëm epidemiologjik.

”Tashmë në gjithë Shqipërinë nga 54 ekipe terreni, ne kemi rritur me 30% ekipet, duke e çuar në 70 ekipe terreni. Përpos kapaciteteve logjistike të shtuara me 12 njësi lëvizëse, falë edhe bashkëpunimit dhe ndihmës së USAID, pra qeverisë Amerikane. Ne tashmë kemi mundësinë që me ekipet e shtuara në terren, të epidemiologëve, profesionistëve të shkencave mjekësore që janë punësuar dhe do të vijojnë që bëhen pjesë e ekipeve tona aktuale, të mundemi të rrisim kapacitetet e gjurmimit, hetimit dhe testimit në të gjithë vendin”.

Manastirliu ka theksuar se me hapjen e shkollave në fokus të punës do të vijojë të jetë rritja e kapaciteteve dhe marrja e të gjitha masave për hetimin epidemiologjik dhe testimin me qëllim izolimin e vatrave të reja.

”Hapja e shkollave do të shoqërohet me një rritje të kapaciteteve, qoftë për sa i përket gjurmimit, hetimit epidemiologjik dhe testimit gjithashtu. Ndaj vendosja e ekipeve të reja është një vlerë e shtuar për sa i përket kapaciteteve të burimeve njerëzore në Njësinë e Kujdesit Shëndetësor. Sigurisht që bashkëpunimi me koordinatorët e shkollave, bashkëpunimi me mjekët, infermierët dhe përgjegjësit në çdo shkollë apo grup shkollash, do të luajnë një rol të shtuar në të gjithë strategjinë e testimit, gjurmimit dhe izolimit të rasteve”.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...