Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

Me rastin e 23-vjetorit të betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që njihet edhe si ‘Epopeja e Dukagjinit’, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan.Haradinaj gjatë fjalimit të tij i falënderoi të gjithë të pranishmit, duke e kujtuar ditën e 24 marsit të vitit 1998.

‘Nuk ka ndryshuar asgjë, as sot, nuk do të ndryshoj as në mot dhe asnjëherë. Sepse me 24 Mars të vitit 1998 nuk kishim zgjidhje tjetër, veç të përballemi me Serbinë. Pra, nuk ishte çështje e dëshirës, por ishte e pashmangshme, ajo se çka ndodhi më 24 mars 1998. Kjo ngjarje nuk ishte e para. Ne e kemi parë, para kësaj një përballje heroike të familjes legjendare të Adem Jasharit, deri në flijim. Ne ishim të vetëdijshëm se, na pret një fat i vështirë, që mund të krahasohet me jetë a vdekje’, tha Haradinaj.‘Në përballjen e kësaj dite, të 24 mars vitit 1998, kanë rënë në altarin e lirisë tre dëshmorë, Gazmendi, Agroni edhe Hima’, tregoi më tej Haradinaj.‘Ajo ditë ishte një ditë jo e lehtë e cila u përmbyll me një epilog. Ai epilog ishte në këtë vend ku ne jemi sot’, shtoi ai.


Haradinaj më tej foli edhe për ndërhyrjen e NATO-s, ku tha që ajo ditë ishte mahnitëse pas një viti luftë.‘Ajo që ishte mahnitëse pas një viti luftë, ishte ndërhyrja e forcave të NATO-s. Ne i jemi mirënjohës Ameriskës dhe aleatëve tonë të sigurisë’, tha Haradinaj.

Krejt në fund Haradinaj tha se Liria dhe demokracia janë të arritura tonat. Ndërsa atyre që bëjnë harta me simbole të tyre, ju themi që simbol i tokës tonë është populli që jeton këtu.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

Ambasadori Weidinger: Austria mbështet Kosovën në udhëtimin e saj drejt BE-së

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...