Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Hiqen vizat midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

EBA do të jenë vendi i parë arab që heq vizat për Izraelin

Regjimi i vizave midis Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Izraelit do të hiqet reciprokisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Transmetuesi Publik i Izraelit, KAN, raportoi se marrëveshja e ndërsjellë midis Izraelit dhe EBA-së për heqjen e vizave do të nënshkruhet sot.

Në lajm thuhet se EBA do të jenë vendi i parë arab që heq vizat për Izraelin.

Siç njoftohet, marrëveshja do të nënshkruhet me pjesëmarrjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Sekretarit të Financave të SHBA-së, Steven Mnuchin, dhe ministrit të Financave të EBA-së, Obaid bin Hamid al-Tayer në një ceremoni që do të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv dhe më pas do të bëhet një deklaratë e përbashkët.

Nga ana tjetër, delegacioni i EBA-së, i cili do të arrijë në Izrael sot, do të nënshkruajë një seri marrëveshjesh me Tel Avivin zyrtar për të lehtësuar udhëtimet komerciale midis dy palëve.

Ndryshe, oresidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi më 13 gusht arritjen e marrëveshjes midis Izraelit dhe EBA-së për normalizimin e marrëdhënieve dhe më 11 shtator midis Izraelit dhe Bahreinit.

Marrëveshjet e dy vendeve me Izraelin për normalizimin e marrëdhënieve u nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...