Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Hotelierët përmes vendimeve të përbashkëta kërkojnë zgjidhje për tejkalimin e humbjeve në punën e tyre

Shkup, 10 shtator, zhurnal.mk – Hotelierët kërkojnë që përmes dialogut bashkërisht të sjellin vendime për mënyrën në të cilën do të funksionojnë që të zbatohen dhe të ulen humbjet të cilat do të shkaktojnë që pjesa më e madhe e objekteve hotelierike të mos e mbijetojnë dimrin, ndërsa do të jetë i pashmangshëm edhe racionalizimi i të punësuarve. Propozojnë që bashkërisht të sillen vendime sepse protokollet të cilat i sjellin institucionet nuk zbatohen në praktikë, ndërsa për çka sot do të diskutojnë në konferencën e organizuar nga Oda e Pavarur Hotelierike.

Kryetari i Odës, Zdravko Josifovski thotë se përmes dialogut dëshirojnë të tregojnë se me protokollet e reja nëse respektohen dhe ka qasje në ngritjen e vetëdijes publike dhe shëndetit publik do të kontribuohet që objektet hotelierike të funksionojnë siç duhet.

“Problemi me të cilin përballemi është se Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse sjell vendime dhe protokolle të cilat duhet t’i zbatojmë, ndërsa të cilat në praktikë nuk mund të realizohen. Nga ana tjetër miratojnë protokolle me të cilat bëhen ngjarje me përmasa të gjera me disa mijëra persona ku nuk mund të respektohen protokollet, ndërsa njëkohësisht nuk kemi protokolle të cilat ndoshta iu interesojnë objekteve hotelierike, siç janë ato për mbajtjen e dasmave dhe ata të cilët punojnë si klube të natës”, deklaroi Josifovski.

Ai potencoi se hotelierët këtë vit mezi do ta përfundojnë me një të tretën e të ardhurave të cilat i kanë realizuar paraprakisht dhe të cilat nuk do t’i mbulojnë as shpenzimet themelore dhe se nëse nuk gjendet mënyrë se si të tejkalohet kjo pjesa më e madhe e hotelierëve nuk do ta mbijetojnë dimrin.

“Kemi të dhëna, se në Maqedoni janë të regjistruara 6.500 subjekte të cilat realizojnë eprimtari hotelierike me rreth 35.000 të punësuar dhe të ardhura gjithëpërfshirëse të cilat i realizojnë gjatë viteve të kaluara arrinin deri në 850 milionë euro, prej të cilëve mbi 100 milionë përfundojnë në arkën shtetërore për tatime dhe 45 milionë për kontribute për të punësuar. Këtë vit mezi do të përfundojnë me një të tretën, që as nga larg nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet themelore. Ato të ardhura do të gjenerojnë humbje dhe nëse nuk gjendet mënyrë se si të tejkalohet pjesa më e madhe e hotelierëve nuk do ta mbijetojnë dimrin”, theksoi Josifovski.

Ai theksoi se me këtë mënyrë të punës do të duhet t’i racionalizojnë shpenzimet, të cilat i përfshijnë edhe të punësuarit.

“Po bëhen përpjekje që të mbahet çdo i punësuar, por duhet të kuptohet se përfitimi ekonomik i numrit të të punësuarve dhe mënyra me të cilën punohet nuk është e njëjtë si në të kaluarën. Ne nuk i quajmë largim nga puna, por racionalizim të shpenzimeve të cilat janë të pashmangshme”, potencoi kryetari i Odës së Pavarur Hotelierike.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...