Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Hoti: Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, tentuan të godasin zemrën e lirisë dhe demokracisë në botës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kujtimi e nderimi për viktimat dhe familjet e tyre është nderim dhe vlerësim për lirinë, demokracinë dhe Zotin

“Ky sulm terrorist tentoi që të godiste zemrën e lirisë dhe të demokracisë së botës, pra tentoi të na godiste edhe ne, mirëpo jo vetëm që nuk ia arriti ta bënte një gjë të tillë, por e bëri krejt të kundërtën, pasi që i fuqizoi të gjitha zemrat e lirisë dhe të demokracisë në një të vetme, për të na bërë një herë e mirë të pathyeshëm përballë kësaj të keqeje globale”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

19 vjet më parë, më 11 shtator 2001, ndodhi sulmi terrorist ndaj kullave binjake në New York, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona.
Kujtimi e nderimi për viktimat dhe familjet e tyre është nderim dhe vlerësim për lirinë, demokracinë dhe Zotin! Kullat binjake ishin edhe shtëpitë tona, gjersa Amerika është edhe vendi ynë, andaj viktimat dhe familjet e tyre janë edhe njerëzit tanë.
Ky sulm terrorist tentoi që të godiste zemrën e lirisë dhe të demokracisë së botës, pra tentoi të na godiste edhe ne, mirëpo jo vetëm që nuk ia arriti ta bënte një gjë të tillë, por e bëri krejt të kundërtën, pasi që i fuqizoi të gjitha zemrat e lirisë dhe të demokracisë në një të vetme, për të na bërë një herë e mirë të pathyeshëm përballë kësaj të keqeje globale.
Kosova si vend i vogël, mirëpo me miq të mëdhenj, përherë bashkënden për këtë ngjarje dhe me aq sa mundet e përtej saj, pa kursyer asgjë, mbetet aleate e fuqishme e miqve të saj perëndimorë në luftën e përhershme kundër terrorizmit.
Zoti e bekoftë Amerikën dhe aleatët e saj!
Zoti i bekoftë viktimat dhe familjet e tyre!

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...