Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përkujtuar 22 vjetorin e intervenimit të NATO-s kundër caqeve dhe makinerisë ushtarake serbe, të cilat kanë kryer gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Hoxhaj përmes një statusi të publikuar në rrjetin social në Facebook ka shkruar se NATO ka kryer misionin historik në pajtim me vlerat e saj, pasi siç tha Hoxhaj ka mbrojtur të drejtën e qytetarëve të Kosovës për liri.

“Para 22 vitesh, filloi intervenimi i NATO-s kundër caqeve dhe makinerisë ushtarake serbe, të cilat po kryenin gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kjo fushatë e bombardimeve vijoi për 78 ditë dhe çoi deri në kapitullimin e regjimit okupator serb në Kosovë. Kjo aleancë, kreu misionin historik në pajtim me vlerat e saj, sepse mbrojti qenien dhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës për liri”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, aty ku kishte filluar krimi i një regjimi, aty edhe po merrte goditjen e fundit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Aleanca e NATO-s.

“Sot, kujtojmë me respekt të thellë, burrat dhe gratë e kësaj aleance që u vunë në shërbim të lirisë së qytetarëve të Kosovës. Sot, më shumë se kurrë, ndjejmë mungesën e drejtuesve të luftës sonë çlirimtare, të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve që padrejtësisht ndodhen në Hagë. Ata që ishin kreatorët e aleancës tonë të shenjtë me NATO-n dhe vlerat euro-atlantike, nuk janë me ne ta kujtojmë së bashku këtë ditë të paharrueshme për historinë e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj në Facebook.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Ambasadori Weidinger: Austria mbështet Kosovën në udhëtimin e saj drejt BE-së

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...