Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

Shkup, 25 mars – Zhurnal.mk – Në debatin për raportet mbi vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetja Tanja Fajon vlerësoi se vetoja bullgare në negociatat me Maqedoninë e Veriut është e papërgjegjshme.

Ajo porositi se veprimi i njëanshëm nuk ka asgjë të përbashkët me kriteret për anëtarësimin në BE.

“Bullgaria duhet ta tërheqë veton e saj, sepse kriza e shkaktuar nga vetoja bullgare do të rrezikojë procesin e zgjerimit për vendet e tjera në rajon”, tha ajo.

Para saj, deputeti bullgar Andrej Kovaçev tha se në Maqedoninë e Veriut shkelet liria e shprehjes së maqedonasve me origjinë bullgare dhe se komuniteti bullgar ishte në shumicë para se Tito të vinte në pushtet. Ai e theksoi rastin e këngëtarit të zgjedhur për Eurovision si dëshmi se bullgarët në Maqedoninë e Veriut janë shënjestër e sulmeve të vazhdueshme.

Nga ana e tij, eurodeputeti Angell Xhambaski e krahasoi Maqedoninë e Veriut me Korenë e Veriut sepse bullgarët, siç tha ai nuk kanë guxuar të deklarohen si të tillë në regjistrimin e ardhshëm./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

Zaev uron Kurtin: Bashkëpunimi ynë bazohet mbi respekt dhe vlerësim të ndërsjellë

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...