Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

Shkup, 25 mars – Zhurnal.mk – Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski, informoi sot se nuk do t’ua hapë derën regjistruesve, nëse të njejtit nuk janë vaksinuar kundër korona virusit, informon Zhurnal.

Ai shprehet se përshkak se ka 5 fëmijë të vegjël dhe një bashkëshorte, është i obliguar të mbrojë shëndetin e tyre.

“Si prind i 5 fëmijëve të vegjël, si bashkëshort dhe njeri i cili sipas ligjit, gjatë gjendjes së krizës dhe epidemisë është i obliguar të mbrojë shëndetin e më të afërmve, shëndetin personal dhe të tjerëve, nuk do të pranoj regjistrues, nëse i njejti nuk tregon dokument se është vaksinuar kundër covid 19”, ka njoftuar Milloshoski.

Sipas tij, regjistrimi mund të shtyhet por jo edhe shëndeti.

Shtyerje të procesit të regjistrimit gjithashtu kërkojnë nga partia e VMRO-DPMNE-së, derisa LEVICA thërret në bojkot.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

Zaev uron Kurtin: Bashkëpunimi ynë bazohet mbi respekt dhe vlerësim të ndërsjellë

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...