Agjencia Zhurnal.KS
Auto

Nis prodhimi i Audi Q4 e-tron

Audi ka paralajmëruar se në fabrikën Zwivkau në Gjermani ka nisur prodhimin e modelit elektrik Q4-e-tron, premiera e të cilit do të bëhet muajin e ardhshëm.

Në këtë fabrikë po prodhohet edhe Volkswagen ID.4, ndërsa në të ardhmen nga aty do të dalin edhe modelet tjera elektrike të VW Group.

Q4 e-tron së fundi u “prezantua” me prototipin e maskuar, derisa shitja pritet të nisë gjatë verës.

Q4 e-tron vjen me një maskë të përparme tërheqëse me drita LED, derisa në brendësi është paraparë tabloja digjitale e instrumenteve me ekran 10.1 inç. Do të ketë edhe “asistent zëri”.

Q$ e-tron është ndërtuar në platformën MEB të Volkswagenit për vetura elektrike. Gjatësia do të jetë 4.590 mm, gjerësia 1.865 mm dhe lartësia 1.613 mm.

Do të jenë disa versione të këtij modeli, ndërkohë bateritë do të jenë fuqi mes 52 dhe 77 kWh, kurse me to do të mund të kalohen në 500 km.

Jozyrtarisht, top-versioni me dy elektromotorë do të ketë 306 kuaj-fuqi, me shpejtësi maksimale deri në 180 kmh. Shpejtësinë prej 0 deri në 100 kmh e arrin për pak më shumë se gjashtë sekonda. autoblog

Postime të ngjashme

Një Lotus “i ri” i vitit 2013 shitet për 70.000 dollarë

S.B.

Prodhuesi më i madh i veturave në Kinë do të lansojë rivalin e Teslas

S.B.

Megane 2021 i prin rrugës elektrike të Renaultit

S.B.

Hyundai paralajmëron nxjerrjen në treg të modelit Alcazar

admin

Elon Musk: Ne kemi bërë veturat më të mirë të të gjitha kohërave

S.B.

BMW Seria 7 e vitit 1997 mbahet në një flluskë dhe ka vetëm 255 km të kaluara, ajo tashmë është në ankand

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...