Agjencia Zhurnal.KS
Kulturë

Humbin ‘gjurmët’ e Hasan Prishtinës, të vetmet kujtime muret e shtëpisë që nuk ekzistojnë më

Në rubrikën “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, në këtë pjesë të dytë mbi veprën dhe figurën e Hasan Prishtinës, u trajtua harresa dhe neglizhenca e shtetit ndaj figurës së tij. Çfarë ka ndodhur me Hasan Prishtinën pas vdekjes, fakte tronditëse dhe aktualitet i trishtë…

Historia dhe të dhënat e ndryshme mbi figurën e Hasan Prishtinës kanë krijuar një tymnajë te madhe. Qëndrojmë në sheshin qëndror të qytetit të Vushtrrisë, qytetarët vendas me ato dy fjalë të pakta që na rrëfejnë, na mbushin shpirtin plogështirë. I varfër rrtëfimi mbi figurën e Hasan Prishtinës. Banorë të lagjes “Polac” lagje në të cilën Hasan Prishtina erdhi rrethë 8 muajsh, na pohojnë se të vetmet kujtime ndaj tij janë gjurmët e mureve të shtëpisë që tashmë nuk ekzistojnë më.

Nipi i  Hasan Prishtinës rrëfen se babai i tij i ka lënë amanet, pas vdekjes se duhet ta vazhdojë luftën për ndriçimin  e veprës dhe figurës së Hasanit. Ai shprehet i mërzitur për gjithçka është lënë në harresë dhe pse figura e Hasan Prishtinës është e papërsëritëshme.

Por Hasan Prishtina ka jetuar kudo, ai kudo që ka jetuar ka lënë gjurmë, gjurmë të cilat është për të ardhur keq në ditët e sotme, nga ku aty ku është historiku i jetesës së tij janë ndërtuar objekte. Pluhuri i madh që ka zënë veprën e tij është vrastar i një kombi.
Janë disa banorë të cilët ruajnë me fanatizëm  objekte të shtëpisë së Hasan Prishtinës, pas shkatrrimit të saj,  por nga ana tjetër pohojnë se shtëpia ku jetoi dhe qëndroi Hasan Prishtina tashmë nuk ka asnjë gjurmë, madje kur afrohesh aty  ndeshesh me objekte dhe shtëpi që nuk dihet se si i kanë zaptuar. (BalkanWeb)

Postime të ngjashme

Anulohet Festivali i Rokut në Gjenevë

S.B.

Futet në librin e rekordeve Guiness, shitet piktura më e madhe në botë për 62 milionë dollarë në Dubai

S.B.

Garvanliev të mbetet përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Eurosong 2021

T E

Librat e Kunderës, betejë e përjetshme e njeriut me sistemin

S.B.

Vdes poeti dhe eseisti i njohur polak, Adam Zagajewski

S.B.

Shoqata Tradita e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar Shtigje poetike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...