Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 781 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (52, 41 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 83 vjeç), Suharekë 2 raste (77, 78 vjeç), Drenas 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Lipjan 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (21 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç), Vushtrri 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 84.498 raste nga 397.347 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.803 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 764 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.887 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 243 raste, Ferizaj 76 raste, Gjilan 68 raste.

Gjakovë 60 raste, Mitrovicë 44 raste, Pejë 40 raste, Fushë-Kosovë 38 raste, Podujevë 37 raste.

Vushtrri 26 raste, Prizren 25 raste, Obiliq 17 raste, Kamenicë 15 raste, Klinë 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste.

Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Lipjan 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste.

Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Junik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kllokot dhe Novobërdë.

Postime të ngjashme

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

Ambasadori Weidinger: Austria mbështet Kosovën në udhëtimin e saj drejt BE-së

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...