Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

Një i ri nga Arizona është futur në probleme, pasi kishte inskenuar rrëmbimin e tij për të shmangur shkuarjen në punë.

Policia kishte pranuar një telefonatë për një burrë, që qëndronte i shtrirë në rrugë më duar të lidhur prapa shpinës.

Aty menjëherë u dërgua një patrullë që e konfirmoi se bëhet fjalë për një të ri që e kishin gjetur të lidhur.

“Viktima” është identifikuar si Brandon Sols, 19-vjeçar i cili policisë i tha se është rrëmbyer nga dy meshkuj të maskuar.

Sipas tij, ata e kishin goditur në kokë ku si pasojë ka humbur vetëdijen dhe është zgjuar aty ku policia e kishte gjetur.

Por, këtu nuk kishte asgjë të vërtetë. Policia ka konfirmuar se rrëfimi i tij ishte trilluar dhe se nuk kishte ndodhur kurrfarë rrëmbimi apo sulmi.

Pas marrjes në pyetje, i riu në fund ka pranuar se e kishte trilluar tërë këtë rrëfim. Tha se nuk kishte dashur të shkoj në punë, kështu kishte vendosur ta inskenoj rrëmbimin.

Kishte futur një faculetë të rrudhur në gojë, më pas kishte lidhur duart pas shpinës. Kishte qëndruar i shtrirë në rrugë ku kanë mundur ta vërejnë lehtë dhe kishte pritur që ta “shpëtojë” policia.

Pas disa ditëve, Sols u arrestua për shkak të deklarimeve të rreme në polici. Megjithatë, me të kuptuar për historinë e tij, kompania ku ai punonte e shkarkoi menjëherë.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

Ja se si duket hoteli më i lirë në Evropë, çmim për një natë është i mahnitshëm

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...