Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Instagram në të ardhmen do të kërkojë foto të ID-së për të ndërmarrë veprime kundër njerëzve që duan të mashtrojnë

Llogaritë e dyshimta i nënshtrohen një ekzaminimi më të detajuar. Shumica e përdoruesve nuk preken.

Instagram dëshiron të kryejë kontrolle të identitetit në të ardhmen. Me këtë, rrjeti social dëshiron të sigurojë që përdoruesit të jenë njerëz dhe jo ‘robotë’. “Ne duam që përmbajtja që shihni në Instagram të jetë autentike dhe nga njerëz të vërtetë – jo nga ‘robotë’ ose njerëz që duan të mashtrojnë të tjerët”, shkruan Instagram në blogun zyrtar.

Vetëm llogaritë “me sjellje të dyshimta” janë në shënjestër më të madhe. Prandaj, shumica e përdoruesve nuk preken nga kjo.

Nëse, për shembull, ka indikacione për një ‘robot’ ose ka indikacione të mundshme “sjelljeje të koordinuar, joautentike”, për shembull në rastin e manipulimit me zgjedhjet, ose një numri të tepërt të ndjekësve nga një vend tjetër, kjo do të ekzaminohej më nga afër.

Do të kërkohet fotografi të ID-së siç është pasaporta ose patentë shoferi. Dhe nëse dikush refuzon të dërgojë ID-në e tyre, llogaria e tyre mbetet e kufizuar ose çaktivizohet.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...