Agjencia Zhurnal.KS
Kronika Shqipëri

Ishte me shpejtësi! / Furgoni përplas dy pensionistët, dhe më pas del nga rruga e përmbyset (video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne aksin nacional Urë Vajgurore-Lushnje,në fshatin Poshnje.

Një furgon mallrash,që udhëtonte në drejtim të Beratit, ka përplasur 2 pensionistë me biçikletë dhe më pas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në krahun e kundërt të lëvizjes.

Pensionistët e plagosur rëndë janë banor të fshatrave përreth,që çdo ditë tregtojnë qumësht në qytet,ndërkohë që edhe drejtuesi i furgonit me targa AA 374 NT,është plagosur lehtë pas përmbysjes së mjetit në rrugë. plagosurit Sotir Avrami,68-vjeç dhe Spiro Veshi,63-vjeç, janë transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku sipas mjekëve gjendja e tyre është kritike.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore të DPV Berat,që po kqyrin vensin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht mendohet se,drejtuesi i mjetit ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi dhe gjatë frenimit në këtë zonë të populluar,ka humbur kontrollin dhe është përmbysur,duke goditur edhe dy shtetasit që udhëtonin me biçikleta Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se,është ndaluar drejtuesi i mjetit,i cili do të japë edhe dëshminë e tij në lidhje me shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...