Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Italia regjistron afër 22 mijë raste të reja me COVID-19, rekord i ri që nga shpërthimi

Italia ka regjistruar një rekord tjetër të rasteve ditore me koronavirusin e ri (COVID-19), respektivisht 21.994 raste të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i infeksioneve u rrit në 564.778, ndërsa numri i viktimave në 37.700, përfshirë 221 vdekje të konfirmuara gjatë ditës së fundit.

“Trendi i epidemisë është në rritje dhe kjo është më e dukshme në dy-tre javët e fundit. Numri i vdekjeve është ende relativisht i kufizuar dhe numri i personave në njësitë e kujdesit intensiv është ende nën nivelin alarmues, por e gjithë kjo tregon nevojën për të zbatuar masa adekuate”, tha Gianni Rezza, drejtori i përgjithshëm i departmentit të sëmundjeve infektive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Qeveria është nën kritika për vendosjen e kufizimeve të mëtejshme, të cilat detyruan palestrat dhe teatrot të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa baret dhe restorantet të mbyllen para orëve të mbrëmjes. 

Ditëve të fundit, masat e reja nxitën protesta në disa qytete, nga pjesa veriore e vendit deri në atë jugore, me disa që u kthyen në dhunë. Shoqatat e pronarëve të bizneseve u ankuan se masat do të kenë një efekt shkatërrues në aktivitetet e tyre.

Sot, qeveria u përgjigj duke miratuar një paketë të re të ndihmës financiare për kategoritë më të prekura, përfshirë sektorët e ushqimit dhe turizmit, me fonde në dispozicion nga mesi i nëntorit.

Masat e reja, me vlerë deri në 5 miliardë euro, përfshijnë fonde për skemat e ndërmarrjeve dhe ndalimin e pushimit nga puna. 

Megjithatë, analistët besojnë se paketa ekonomike nuk ka gjasa të qetësojë tensionet shoqërore. Sipas një ankete të fundit nga qendra e kontaktit SWG, 61 për qind e italianëve janë kundër masave të reja, ndërsa popullariteti i kryeministrit Giuseppe Conte po ashtu është dobësuar.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...