Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Ivanovska: Shteti të ndihmojë edhe në komunat tjera për ndërtimet e egra, ato janë bërë përditshmëri

Shkup, 3 shtator – Zhurnal.mk – Biljana Ivanovska, kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korupsionit, në një deklaratë për Sitel, ka deklaruar se Qeveria duhet të ndihmojë edhe në komunat tjera të cilat kanë probleme me objektet e egra, që të dëshmojë se rrënimi i objektit tek Mavrovasja nuk ishte thjeshtë një incident i rastit, informon Zhurnal.

Ajo konsideron se ndërtimet e egra janë bërë përditshmëri, ndërsa nga ana tjetër qytetarët janë të etur për drejtësi.

“Respektimi i ligjit është pasqyrë e një shteti demokratik. Ndërtimet pa leje janë bërë përditshmëri, ndërsa njerëzit janë të etur për drejtësi, dhe kur të ndodhë diçka e tillë për herë të parë në shtet, në emër të komunës të rrënohet, përjetohet si kënaqësi. Fakt është se ndërtimet e egra janë problem i madh dhe duhet të menaxhojmë me këto probleme”, tha Ivanovska.

Për platformën në Matkë, Ivanovska thotë se forcat politike ende nuk janë matur atje dhe për këtë platformat qëndrojnë. sipas saj, nëse interesin publik e vendosim në rend të parë, atëherë do të kemi rezultate.

“Nëse Qeveria është në ndihmë të një komune, duhet ta dijë se edhe komunat tjera vuajnë me ndërtime të egra dhe duhet t’u ndihmojë edhe atyre. Le të jetë principiel që të mos jetë ky një rast i izoluar”, thotë Ivanovska.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...