Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Izraeli synon normalizimin e marrëdhënieve me 5 shtete të tjera arabe

“Ka pesë të tjera, domethënë Arabia Saudite, Sulltanati i Omanit, Katari, Algjeria dhe Maroku, ndërsa negociatat me këto vende do të intensifikohen pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA”, tha ministri izraelit i Inteligjencës, Eli Cohen

Ministri izraelit i Inteligjencës, Eli Cohen, tha se Izraeli do të intensifikojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me pesë shtete arabe pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në fillim të nëntorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, unë thashë se do të ketë marrëveshje të tjera me një vend nga Gjiri dhe një vend nga Afrika dhe më vonë Bahreini dhe Sudani u bashkuan në rrugën historike”, tha Cohen në një deklaratë.

“Ka pesë të tjera, domethënë Arabia Saudite, Sulltanati i Omanit, Katari, Algjeria dhe Maroku, ndërsa negociatat me këto vende do të intensifikohen pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA”, shtoi ai.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë planifikuar të mbahen më 3 nëntor.

Deri më tani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Sudani kanë njoftuar normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, në një lëvizje që tërhoqi reagime të shumta nga palestinezët si një “tradhti” ndaj kauzës së tyre.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...